Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët janë kanosur në mes vete.

Pas bastisjes së shtëpive, është gjetur një  pushkë gjuetie me 5 copë fishekë,  ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar.

Njoftimi i plotë:

“Sallabajë, Podujevë / Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur një  pushkë gjuetie me 5 copë fishekë,  ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”.