Shefqet Mehmeti nga Dumnica e Podujevës u lëndua në vendin e punës.
Që nga koha kur i ndodhi aksidenti nuk po mund të shkelë me njërën këmbë, as pasi kreu tri operime, njofton Klan Kosova.
Mehmetit që merr pension për persona me aftësi të kufizuara i ka mbetur veç edhe një fije shpresë për operim jashtë vendit në mënyrë që ta shpëtojë këmbën.
Por ky e ka zor t’i sigurojë 26 mijë euro sa i duhen për një operacion të katërt në Austri.
Xhirollogaria bankare:Shefqet Mehmeti
1300003503749989, BpB banka
Numri i telefonit: 045 460 227