Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Ekovizioni-in, sot kanë mbajtur një sesion informues në Sallën e Kuvendit Komunal për projektin “Bizenes Plane- Të gjelbëra dhe Inovative”2016 e që ka të bëjë me përkrahjen financiare për bizneset e reja, njofton Llapi.info.
FIQ organizon për herë të pestë konkursin kombëtar për “Bizenes Plane- Të gjelbëra dhe Inovative”2016.
Kushtrim Puka nga FIQ-i tha se për këto pesë vite kemi pasur fitues shumë të suksesshëm të cilët tani kanë krijuar ndërrmarrjet e tyre sociale dhe kanë fillur të punësojnë njerëz.
Sipas tij ky projekt kanë vetëm një qëllim kryesorë.
“Ky projekt ka një qëllim kryesor që është zhvillimi i ekonomisë në komunitetin prej nga rrjedhin idet e ndërrmarjeve sociale.” – tha Puka gjatë prezantimit të projektit.
Në këtë prezantim u tha se objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ngjajshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komunitetit të vecantë, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.
Gjithashtu u tha se ky projekt synon të identifikojë ndërrmarrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10.000 dollarë nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesi.
Përpos kësaj ata u informuan edhe për kriteret që duhet t’i përmbushin biznes planet e tyre për të aplikuar për këto grante. Fillimisht ideja duhet të jetë në fazën fillestare që do të thotë diçka që sapo ka filluar, të ketë një plan të detajuar, apo të jetë ide e detajuar, të jetë miqësor me mjedisin, ideja duhet të jetë unike dhe të mos ketë mbështetje monetare nga qeveria lokale, qëndrore apo agjensionet ndërkombëtare zhvillimore, e të tjera.
Konkursi për projektin “Bizenes Plane- Të gjelbëra dhe Inovative”2016 do të jetë i hapur deri më 30 prill 2016./Llapi.info