Nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan kanë mbjellë 11 fidane, në ora 11:00 si simbolikë e shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Së bashku me nxënësit e kësaj shkolle fidane ka mbjellë edhe kreu i Komunës, Lutfi Haziri, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Kryetari ka përgëzuar këtë shkollë për iniciativën simbolike të shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.