Në shenjë të përkujtimit me rastin e 40-të vjetorit të vdekjes së Met Podjeves dhe 35-vjetorit të Xhafer Metës, Shoqata Humanitare “Blakçori” ka organizuar një tubim përkujtimor në Palestrën Sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, njofton Llapi.info.
I pranishëm në këtë tubim ishte edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Sejdiu tha se ky tubim nuk është vetëm për njerëzit e gjakut të tij, por për njerëzit e gjakut tuaj.
“Për sakrificën e njerëzve, për mesazhet që lanë, për qëndresën që këta kanë pas, ky tubim i juaji që keni bërë sot nuk është vetëm për njerëzit e gjakut tim, por është për njerëzit e gjakut tuaj”, ka thënë Sejdiu, përcjell Llapi.info
Kurse, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Blakçori”, Daut Blakaj nga Istogu tha për Llapi.info se ky tubim është organizuar në kuadër të aktiviteteve të kësaj shoqate.
“Ky tubim është bërë në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës Humanitare “Blakçori”. Takimi është bërë në shenjtë të kujtimit të figurave të shquara llapjane Met Podujeves dhe Xhafer Metës. Tubimi ka qenë një nder që i është bërë familjes dhe tërë fisit në përgjithësi”, ka thënë Blakaj për Llapi.info.
Shoqata Humanitare “Blakçori” është themeluar më 26 Maj 2015. Deri tani ka organizuar një sërë aktivitetesh. Vitin e kaluar ata kanë ndihuar 5 familje nga Podujeva dhe 5 nga Istogu me ndihma për nder të fesës së Bajramit. Këtë vit ata kanë marrë një inciativë për ndërtimin e një shtëpie në Podujevë dhe një në Istog për familjet në nevojë./Llapi.info