Sot në Podujevë është shënuar Dita e Mjaltit Llapjan. Për nder të kësaj dite një numër simbolik i kultivuesëve të shoqërive të bletëve kanë ekspozuar produktet e tyre të mjalit në sheshin e qytetit të Podujevës.
Një manifestim për Ditën e Mjaltit Llapjan është mbajtur edhe në Kuvendin Komunal të Podujevës, ku kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se Podujeva ka vlerësuar rolin e bletarisë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e të ardhurave, sidomos për pjesën rurale.
Ai ka treguar se në vitin 2013 Komuna e Podujevës ka ndarë 225 shoqëri bletësh, në vitin 2014 mbi 300 shoqëri bletësh, ndërsa në vitin 2015, 1000 shoqëri. Në bazë të kësaj, Veliu ka thënë se Komunë e Podujevës e ka vendosur si prioritet përkrahjen e bletarëve duke marrë parasysh kushtet që i ofron treva jonë dhe kërkesa që i ka komuna dhe Kosova në përgjithësi.
Ndërsa, zv.ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Junuzi, ka thënë se nënshkrimi i MSA-së do të bëjë që sektori i bujqësisë të zhvillohet dhe të krijohen kushtet për një treg konkurues, gjë e cila do u ndihmojë kultivuesëve të shoqërive të bletëve që produktet e tyre ti i shesin edhe jashtë Kosovës.
Raif Muçolli, kryetar i Shoqatës së Bletarëve “Llapi”, është shprehur i kënaqur me projektin që kanë realizuar për aftësimin e të rinjëve për rritjen dhe kultivimin e bletëve. Ndërsa, ka thënë se Podujeva edhe ende është larg mesatare së prodhimit mesatar në Kosovë për kultivimin e bletarisë.
Në fund u ndanë edhe çertifikata për pjesëmarrësit në trajnimin për zhvillimin e bletëve.
Llapi.info u sjell të gjitha fjalimet që u mbajtën për nder të shënimit të kësaj dite./Llapi.info