Ditën e sotme është asfaltuar edhe një pjesë e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Asfaltimi ka vijuar në fshatin Lupq.
Ndërkohë, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë janë ndarë plot 38 milionë euro, ndërsa punimet pritet të kryhen brenda vitit.
Punimet kishin filluar në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që ajo të përfundonte brenda tre vjetësh.