Sot u varros me nderime veterani i kulturës Bilall Selmani, ish-zyrtari i kinemasë së Podujevës, i njohur për trevën e Llapit si “Baci”, shkruan DritarjaOnline.
Bilal Selmani ka qenë punëtor i palodhshëm në Kinemanë e Qytetit të Podujevës. Ai ka qenë i dashur për të gjithë adhuruesit e filmit të kinemasë së asaj kohe. I ndjeri “Baci” është babai i zyrtarit për kulturë pranë DKRS-së, Safet Selmani.
Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe drejtoresha e re e DKRS-së të Komunës së Podujevës, Mrika Thaçi, e cila ka vënë kurora lulesh pranë varrit të veteranit të kulturës.
Po ashtu kurora lulesh ka vënë edhe përkrahësi i denjë i kulturës, e sidomos i Bibliotekës së Qytetit, Reshat Blakçori, kryetar i Iniciativës Vullnetare “RB”.