Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të shtojnë masat e kërkimit për Idriz Muriqin nga Vitomirica e Pejës, i cili është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij ditë më parë dhe nuk dihet për fatin e tij që nga dita e martë e javës së kaluar kur kishte dalë nga shtëpia.
“Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga organet e sigurisë që të trajtojnë me prioritet kërkimet për gjetjen e Idriz Muriqit, i cili sipas familjarëve qe disa ditë konsiderohet i zhdukur. Besojmë në punën e institucioneve të sigurisë dhe shpresojmë në gjetjen e tij sa më parë”, thuhet nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.
Familjarët kanë treguar se 64-vjeçari, Idriz Muriqi rreth orës 8 të mëngjesit ishte larguar nga shtëpia, duke i thënë bashkëshortes së tij, se po dilte dhe se do të kthehej.
Familjarët e të zhdukurit Idriz Muriqi kërkojnë që çdokush që e sheh personin në fjalë t’i lajmëroj në numrin e telefonit 049 228 993, ose tek organet kompetente. Sipas familjarëve, në ditën e zhdukjes, Muriqi ka pasur të veshura tuta(trenerka) sportive