Foto ilustrim

Nga aksidenti me autobus i ndodhur para një ore në vendin e quajtur “Dydesh” të Komunës së Pejës, janë lënduar gjithsej 23 persona.

Sipas drejtorit të Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dresha, të aksidentuarit janë nga Ferizaji dhe i takojnë një shoqate të grave.

Dresha për www.klankosova.tv tregoi se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, disa me fraktura trupore dhe lëndime sipërfaqësore, ndërsa për momentin njëri prej tyre ndodhet në sallë të operacionit për trajtim të thyerjes së nofullës.

“Të gjithë janë nën observim të mjekëve dhe janë vendosur nëpër reparte përkatëse”, ka deklaruar drejtori i spitalit, Skender Dresha.