Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e UEFA-së, publikoi listën e portierëve me më së shumti pritje në Conference League këtë sezon.
E në listë është edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës dhe Luganos, Amir Saipi.
Listës i kryeson Roberts i New Saints me 33 pritje, pas tij Ati-Zigi i St-Gallen me 31, Manojlovic i Borac Banja Luka me 30 aq sa Belec i Apoelit dhe në fund Saipi me 28 të tilla.
Saipi, po ashtu mbrëmë bëri debutimin edhe me Kosovën në ndeshjen e kthimit të fazës playoff në Ligën e Kombeve ndaj Islandës, ku “Dardanët” fituan me rezultat 1-3.