Andrej Kramariq është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes mes Kroacisë e Shqipërisë, njofton UEFA.
UEFA-s i është dashur më shumë kohë për ta shpallur më të mirin e ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë.
Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se “Kramariq kishte gjithnjë zgjedhjet e duhura. Ishte lojtari që bëri dallimin”.
Kramariq e shënoi golin e parë për Kroacinë.