Ka disa ditë prej se kur ujërat e zeza nuk janë duke qarkulluar në tubacionet e tyre, por kanë dalë mbi asfalt, e kanë hyrë në shtëpi të ndryshme banorësh duke shkaktuar situatë të rrezikshme e aromë të pa këndshme tek banorët e rrugës “Skënderbeu” në Podujevë, njofton Llapi.info.
Ani pse këto ujëra të zeza qarkullojnë nëpër bodrume e mbi rrugën kryesore ku kalojnë qindra makina e njerëz, asnjë masë nuk është marrë nga komuna e Podujevës.
Banorët përreth kanë thënë se kanë kërkuar ndihmë në organet kompetente mirëpo deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër.
Përveç dëmeve që këto ujëra po shkaktojnë, edhe era e keqe e tyre po paraqet problem për banorët e kësaj lagjeje e cila është një nga zonat më të populluara të qytetit./Llapi.info