Shkrirja e borës dhe reshjet e shumta të shiut gjatë ditës së djeshme në komunën e Podujevës, kanë bërë që edhe niveli i ujit të rritet, njofton Llapi.info.
E për banorët e fshatit Letanc vërshimet tani më nuk janë befasi pasi çdo herë kur reshjet e shiut janë më të mëdha, pjesa dërmuese e tij vërshohet nga uji.
Siç bëjnë të ditur banorët, uji ka depërtuar në disa shtëpi dhe objekte tjera ekonomike, duke u shkaktuar edhe dëme materiale./Llapi.info