Reshjet e shiut që filluan nga dje dhe që kanë vazhduar edhe sot herë pas here me intensitet të madh, ka bërë që në vend të krijohen problemet e para, shkruan Llapi.info

Përderisa në vende tjera të Ballkanit po vazhdon moti i ligë, edhe në Kosovë reshjet e shiut kanë shkaktuar telashe nëpër rrugë në vende të ndryshme.

Në fshatin Peran të Podujevës trotuari është i bllokuar si rezultati i ujit të shumtë. E, kjo ka bërë që të ankohen banorët e kësaj ane. Sipas pamjeve të dërguara për Llapi.info, banorët e këtij fshati janë detyruar të kalojnë në rrugë të destinuar për vetura. Gjithë kjo, pasi që siç thonë ata, trotuari i shtruar jo shumë kohë më parë është në anën e kundërt dhe pas një rrjedhe kanalizimi, dhe kjo ka bërë të jetë i ‘vërshuar’.

Sipas tyre, i njëjti do të duhej të ishte edhe në pjesën e sipërme të rrugës, e që në këtë pjesë një i tillë mungon. Mirëpo, kjo mund të bëhet akoma më e rëndë, pasi që reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim të kësaj jave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut do të jenë prezente deri të enjten, teksa në disa vende të theksuara./Llapi.info