Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka thotë se duhet të bëhet një dallim i qartë mes kësaj qeveria dhe atyre paraprake pasi sipas tij qeveria aktuale nuk ja ka nevojën për asnjë votë Listës serbe.
Uka në “Debat Plus” ka thënë se duhet respektuar vendimi i secilit deputet për të ndryshuar grupin parlamentar, përfshirë edhe deputetes Adelina Grainca që nga PDK kaloi në LVV.
“Unë personalisht nuk do të bëja kurrë një vendim të tillë [si deputetja Adelina Grainca], por e respektoj vendimin e ndonjë deputeti për të ndryshuar grupin parlamentar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se PDK ka përdorur në të kaluarën standarde të dyfishta ndërsa tash nuk ka marrë pjesë në seancën e votimit të presidentes.
“Është mirë që i kemi institucionet, por çështja e pazareve në institucione tashmë ka kaluar”, tha ndër të tjera Fitim Uka.