Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente, disa deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.

Ish deputeti Xhavit Ukaj, tash anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mendon se tre deputetë të kësaj partie nuk do marrin pjesës në seancën për votimin e Presidentit.

“Mendimi im personal është se Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Avdullah Hoti nuk do të jenë në sallë ditën e votimit”, ka thënë Ukaj për RTV21.