Nënkryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve në Oden Ekonomike të Kosovës, Islam Ukimeri, ka thënë se masat anti Covid-19, i kanë dëmtuar shumë kompanitë e autobusëve, ndërsa paralajmëron se gjatë sezonës turistike do të këtë linja për në bregdetin Shqiptarë dhe atë të Malit të zi.
Ukimeri, tha se gjendja e operatoreve të transportit rrugor është shumë e rëndë dhe nëse nuk ndryshohet diçka atëherë shumica do të falimentojnë.
“Mbyllja ka rënduar gjendjen e ekonomisë, por edhe të transportit rrugor. Operatorët e transportit rrugorë janë në kolaps dhe nëse vazhdon më tutje kjo gjendje do të shkojnë në falimentim gjitha kompanitë”, tha ai.
Ukimeri, tha se Qeveria e kaluar u ka premtuar mbështetje dhe se kanë pasur edhe marrëveshje të nënshkruar, por që sipas tij ajo nuk është zbatuar. Ai tha se i kanë shkruar edhe Qeverisë aktuale, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
“Ne edhe me ish- Qeverinë e kaluar kemi negociuar dhe kemi pasur ftesa e takime na është premtuar dhe kemi pasur edhe të nënshkruar një marrëveshje nga Ministria e Infrastrukturës, ish-kryeministri, ish- ministrja e Financave dhe nuk e kanë zbatuar atë marrëveshje”.
“Kemi pezulluar protestën në mënyrë që ti japim afat Qeverisë së re, që të shqyrtojë marrëveshjen që kemi bërë me Qeverinë e kaluar por nuk kemi marr asnjë përgjigje e as ndihmë nga ta”, tha ai.
Nënkryetar i transportit rrugor të udhëtarëve në Oden Ekonomike të Kosovës, beson që gjatë sezonit veror të mund të udhëtojnë pa probleme.
Ai thotë se në Shqipëri dhe Mali të Zi shpresojnë të udhëtojnë pa kufizime.
“Sezona në Shqipëri besojmë që do të fillojmë me linja të hapura, por shpresojmë që edhe në Mal të Zi të funksionojë transporti pa kufizime dhe pa teste”, tha ai.