Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme tha se Polonia po ndjehet ofenduar nga Kosova pasi që sipas tij, Prishtina zyrtare nuk ka dërguar asnjë falënderim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pacolli po ashtu tha se deri në fund të këtij viti pritet që Ukraina të njoh pasaportat e Kosovës, raporton Telegrafi.
“… Ka dhe nga ato shtete që e kanë njohur Kosovën dhe nuk ka pasur nga ana jonë një falënderim për ta dhe këto shtete kanë mbetur të lënduar, siç është dhe Polonia. Po punojmë që Ukraina do t’i pranojë pasaportat e Kosovës dhe kjo mund të ndodhë deri në fund të vitit”, ka thënë Pacolli.