Megjithëse ka nevojë edhe për 300 persona si pjesë e stafit akademik, në mungesë të buxhetit, universiteti publik më i madh në vend do të shpallë konkurs për të punësuar vetëm 62 persona
Mungesa e buxhetit ka shtyrë Senatin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të hapë konkurs pune për vetëm 62 pozita pune, nga 300 sa ka nevojë.
Ky vendim u mor në mbledhjen e radhës në të cilën u diskutuan 13 pika të rendit të ditës, por debat më i nxehtë u zhvillua për çështjen e angazhimit të stafit akademik shtesë.
Dekanët e fakulteteve, me këtë rast, e kanë cilësuar si alarmante situatën, duke paralajmëruar mbylljen e disa programeve të studimit, si për shembull ai i Energjetikës në Fakultetin Teknik.