“Uragani” shqiptar, Tefik Bajrami është rikthyer furishëm për të boksuar në qytetin e tij të lindjes duke mposhtur kroatin Marino Goles.

Pas dy raundesh, kundërshtari kroat nuk ishte më i aftë që të boksoj kundër “Uraganit” nga Podujeva.

Ishte raundi i dytë kur Tefiku lëshoj disa goditje ndaj Goles, por një goditje në dorën e majtë, ishte fatale për kundërshtarin, shkruan Llapi.info.

Para se të filloj raundi i tretë, kroati u detyrua që ta dorëzoj meqin. Mjaftoi hedhja e peshqirit të bardhë në mes të ringut dhe palestra “Hakif Zejnullahu” të ndizej duke festuar për këtë fitore. Fitore e cila i siguroj Bajramit titullin WBF.

1

2

4 5

 

Me këtë fitore, dy herë kampioni evropian i versionit WBU, regjistron 11 fitore dhe vetëm një humbje në boksin profesionist./Llapi.info