Llogaritë e gjeneralit, Kadri Kastrati, në rrjete sociale, janë hakuar.

Në “Facebook” dhe “Instagram” në emër të tij u shpërndanë postime që njihen si “scam”.

Në profilet e tij mashtruesit, shkruajnë se kinse ai ka fituar një veturë të re.

“Falë investimit në Bitcoin, jeta ime ka bërë një hap përpara. Jam shumë i emocionuar sapo bleva një makinë të bukur krejt të re”, thuhet aty.