Ish-ushtari i UÇK-së, Ilir Morina në nëj rrëfim për “Liria ka emër” ka treguar storien e tij nga fillimi se i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e deri tek masakrat që kishte parë.

Në mes të lotëve, Morina tregon se si i kishte parë fëmijët 8 vjeç apo 9-të të prerë në fyt nga Forcat e Serbisë dhe se si gratë, burrat e pleqët të djegur, transmeton Indeksonline.

“Fëmijët i shihshe, 8 vjeç apo 9 vjeç të premë në fytm të kallën gratë burra, pleq, i kish kallë me shpi. U duhke me një plaf ose diçka se u bojke troshë prej të kallnës për me i shti në dhe e me i varrosë, e ndërsa sot neve na akuzojnë për krime. Çfarë krime bamë na? N ashkumë në Serbi me i vra atje gra e fëmijë? Jo. Na shkumë i varrosë ata që na i vranë ata, që na i prenë, që na i djegën. E sot kur i shoh ushtarët e UÇK-së e udhëheqësit e UÇK-së ma të mirët që ata na mësun qysh duhet vendi sot ballafaqohen me gjykata”, thotë ai.

Ndiqeni më poshtë rrëfimin e Ilir Morinës, që si 17 vjeçar ju bashkua UÇK-së:

VIDEO