Gjenerali i Brigadës Kombëtare në FSK, Naim Haziri nga Bradashi i Podujevës pas 32 vitesh ka përfundur shërbimin e tij në ushtri.

Ai është përshëndetur nga FSK-ja me një ceremoni brenda ambienteve të Ushtrisë së Kosovës. Haziri ka kontribuar për vendin edhe në kohërat më të vështira. Haziri njihet ndryshe si “koka ushtarake” e FSK-së për vite me radhë.

Krahas titullit gjeneral dhe shumë sukseseve të tjera të arritura si pjestar i TMK-së dhe FSK-së, Haziri ka qenë edhe pjestar i UÇK-së. Për përgatitjet e tij ushtarake dhe për kontributin në Ushtrinë e Kosovës, Haziri ka marrë edhe merita dhe mirënjohje nga gjeneralë të KFOR-it dhe përfaqësues të tjerë të NATO-s.