Pjesëtarët e KFOR-it po zhvillojnë “ushtrimet e planifikuara” nëpër gjithë Kosovën në përputhej me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton Koha.net.

Me këtë mesazh i është drejtuar opinionit misioni i NATO-s në Kosovë duke e shoqëruar atë me video xhirime të njësive të veta nëpër Kosovë, përcjell KoSSev.

Në xhirime shihen hammer-ët amerikanë, njësitë e karabinierisë italiane, pjesëtarë të Ushtrisë së Ukrainës.

Njësitë amerikanë janë vërejtur pas një kohe të gjatë edhe në Jarinë.

Kuadrot e lëvizjes së njësive të KFOR – shfaqen në vrullin e spekulimeve dhe të vërejtjeve për mundësinë e trazirave në veri.

Ushtrimet po zhvillohen për ta “ruajtur gatishmërinë” dhe “aftësinë operative” me të cilat “garantohet mjedis i sigurt e paqësor si dhje lëvizje e lirë”, ka kumtuar KFOR-i.

Gjatë kësaj jave në veri ka qëndruar admirali James Fogg, komandant i Forcave të Bashkuara në Napoli. Me të ka qenë edhe komandanti i KFOR-i Salavgtore Cuoci.

Ushtarëve të KFOR-it mund t’iu bashkëngjiten edhe ekipet për reagim të shpejtë.

“Nuk presim problem as në planin afatgjatë e as në atë afatshkurtër”, ka thënë Foggo.

Gjatë shtatorit në Kosovë do të vijnë edhe rreth 125 ushtarë amerikanë nga batalioni për sulme me helikopterë.

 

Watch the video of the big KFOR convoy that went across Kosovo today on a planned exercise.

Publiée par Kosovo Force – KFOR sur Jeudi 2 août 2018