Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, njofton Llapi.info
Sipas PK-së, nuk raportohet për lëndime, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.
“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull K-Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike. Nuk raportohet për lëndime, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thotë PK./Llapi.info