Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë nga Kosova që ka mposhtur majën më të lartë dhe më të rrezikshme të botës atë të Everestit, por, ajo ka arritur të pushtojë edhe një majë tjetër të lartë. Bëhet fjalë për majën Lhotse 8.516 metra lartësi. Njoftimin e ka bërë vetë Ibrahimi në Facebook, duke treguar se ndihet krenare që ka ngritur flamurin Kombëtar dhe të Kosovës në këtë majë.
“19 Maj 2018, 06:15
E ngjita Majën Lhotse 8,516m, maja e katërta më e larta në tokë, majen time të 3-të nga ekspedita “14 Majet e Himalayave’.
Tani edhe në Lhotse, së bashku e ngritem flamurin e kombit shqiptar dhe atë të Kosovës, dhe ndjehem krenare.
Këtë ngjitje jau dedikoj të gjithë njerëzve të mirë të vendit tim, që e kanë dëshmu kur e përkahim të njëri tjetrit, ecim të gjithë përpara”, ka shkruar Ibrahimi në FB, transmeton Gazeta Express.
Ajo ka falënderuar edhe këtë ekip për përkrahje:
103 përkrahës/supporters në Platformën KosovaIdeas, BONEVET Prishtina, Baruti AG Ekipi i Agjencive te OKB-së në Kosovë- UNKT, Shpend Qamili Komuna e Gjilanit Lutfi Haziri, Bashkia Tiranë Erion Veliaj, Gekos Altin Maliqi, Birra Puka, Kontakt shpk Xhimi Begeja, Turkish Airlines, Butterfly Outdoor Adventure Soma Bookstation Biblioteka Sonder, Villa Gërmia, Fluidi, Sofra, Cross Fit Prishtina Leart Tërmkolli dhe donacione të tjera të nga persona privat, si dhe përkrahës i veshjeve Salomon Michi Vierling
shba PASHTRIKU Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK Shoqata Dajti Alpino Turistik #Kosova #Albania #Lhotse #14×8000 #utalaya #TagNepal Tendi Sherpa