Gresa Behluli, vajza e këngëtares Shkurte Fejza, ka treguar për gjendjen shëndetësore të babait të saj, i cili dje u godit nga një veturë në Prizren.

Ajo ka bërë me dije se babai i saj, Hajrush Behluli, ka shpëtuar dhe është mirë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar dhe lutur për shëndetin e babait të saj.

“Përshendetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirr, u interesuat, jeni lut për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na vizituat, ju faleminderit nga zemra. Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë. Falenderojmë të gjithë stafin mjekesor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje. Shpresojmë dhe urojmë që sa me shpejt të lirohet nga spitali dhe të kthehet në shtepi. Zoti ju ruajt e ju bekofte të gjjthëve, paçit veç gezime në jeten tuaj”, ka shkruar Gresa Behluli.