Ishte maji vitit 2019, kur Kanita Abdullahu nga fshati Gllamnik i Podujevës, u shpall ndër nxënëset më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkruan Llapi.info.

Asaj i është ndarë mirënjohje në shkollë për sukses të shkëlqyeshëm me notë mesatare 98.5 për qind, në Amerikë në qytetin e El Pasos, mirënjohje kjo që u jepet pak nxënësve në këtë vend, e që e njëjta është e nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Donald Trump.

Atë vit Kanita ishte 15 vjeçare, dhe është e bija e Shukri Abduallahut, që është si oficer i FSK-së për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u kurorëzuar me këtë çmim thotë rruga s’ka qenë e lehtë dhe duke motivuar të rinjtë tjera ka theksuar se puna dhe përkushtimi i madh në fund do t’iu dihet.

Ndryshe, Kanita është vetëm njëra nga shumë të rinj kosovarë që kanë nisur të kurorëzohen me çmime nëpër vende të ndryshme./Llapi.info