Dje në Gjilan, një vajzë ka raportuar në polici, se babai i saj nuk po e lë të dalë nga shtëpia.
Policia, këtë akt e ka cilësuar privim të kundërligjshëm të lirisë, ndërsa njofton se babai i saj, është arrestuar,

Viktima, siç raporton policia, është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë – spitalin regjional në Gjilan, kurse i dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.