Një rast dhune në familje është regjistruar dje në Podujevë, ku një vajzë ka sulmuar fizikisht nënën e saj, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore, derisa ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Podujevë 19.06.2019-03:15. Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK në raportin e sotëm./Llapi.info