Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka emëruar kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën edhe për një mandat.
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.
Shefi i shtetit i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si drejtuese e KQZ-së, transmeton Klan Kosova.
Mandati i kryetares së KQZ-së është shtatë vjet.