Ekipet e kompanisë së kontraktuar janë duke punuar në pastrimin e vegjetacionit të brezit rrugor përgjatë rrugës Orllat – Bresje, me gjatësi 25 kilometra.
Të tilla punime, përgjatë gjithë muajit do të ndodhin edhe në aksin rrugor Bresje – “Arbën Xhaferi” – Veternik – Besi, me gjithsejtë 40 kilometra.
Punimet që kanë nisur të mërkurën, doli t’i inspektojë edhe zëvendësministri Rexhep Kadriu, i cili shprehi këmbëngulësinë e ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj, për mirëmbajtje të gjitha rrugëve rajonale dhe autostradave.
Njëkohësisht, MI paralajmëron fillimin e aksionit të madh të brezit rrugor me moton “Ta pastrojmë Kosovën”, me 15 shtator.
Kadriu kërkoi nga qytetarët që hasin në ekipet punuese të kenë mirëkuptim për pengesa të mundshme në komunikacion, dhe të shtojnë kujdesin e tyre gjatë vozitjes në këto pjesë.