Valon Demolli është kandidati radhës i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet të Kuvendit, nga dega në Podujevë.
Ai momentalisht mban pozitën e shefit të asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës.
Konfirmimi i kandidaturës së tij u bë në mbledhjen e sotme të degës së LDK-së në Podujevë.
