Fjalimi i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, kritikues ndaj PDK-së, ka nxitur reagimin e gazetarit Valon Sylës gjatë ditës së djeshme.

Ai kritikoi vajzën e ish-deputetit të kësaj partie Gani Gecit, e cila ka folur për vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas luftës, në Kuvend.

“Çika e Gani gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

Ndërsa, Geci ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave të Sylës, duke e quajtur atë “nip i Serbisë”.

Polemikat vazhduan tutje, ku sot Syla tha se është muhaxher i Drenicës dhe prishtinali nga viti 1933.

Reagimi i Valon Sylës:

Një shoqëri ruhet prej Gani Gecit, e i bëjnë muhabet, sepse i tuten duke mos dashtë me hi telasheve, nga tuta që i vranë. Sepse Gani Geci i ka dy vrajse që mbetet i dyshuar i përhershëm… Mantilli i Karrigave të LDK’së dhe dhunës në politikë që krejt ja lëshojnē rrugën… me paska akuzuar se qenkam Jugoslloven dhe Serb. Nuk jam, siç nuk jam as vrasës. Nuk besoj ne dhune. E ti je njeri i dhunes, edhe ndaj shqiptareve, partiake e politike.

Unë jam Valon A. SYLA. Jam djali i Agim Sylës inxhinier i pensionuar në KEK, dhe Nip i Abdyl Sylës tregtar i industrisë së duhanit, jam Gërgur, muhaxher në Drenicë. Prishtinali prej 1933. Dajtë e mi janë Blakaj të Istogut, përkatësisht nip i Rexhë Murat Blakaj, i shkarkuar nga detyra nga Rankoviqi, por jam kosovar pro shqiptar, që e sheh interesin nacional përmbi Laushë e feud.

Gani Geci, me Perandori Turke e keni pasë mbiemrin Bajraktari, me Kraljevinë të Serbisë Vojvoda, tri regjime, tri mbiemra i keni lonë në histori, sipas nevojës politike. Tash po doni me lon mbiemer të ri. Mirë shumë. Edhe keni drejtë. Por skeni drejtë me lincu e me rrejt ndaj meje.

Krejt Kosova e din kush je. Vec s’po guxojnë me të thënë publikisht.

Po të ishte ky vend normal, Gani Geci do të duhej të ishte në burg. Une i kam 41 vjet, baravatna qe 21 vjet me çiftin e Gani Gecit.

Koha juve po perendon. Ju jeni feudal lokal… bashibuzuk… që shqiptarinë se shihni jashta katunit dhe fisit. Jeni primitiv. Pa shku çifti jot, Kosova nuk sheh dritë e as zhvillim.

Besimi im është ma i madh, se tuta, se Lausha se bajraktarizmi.

Po e shoh që disa media ende po të mbeshtesin me deklaratat e rrejshme kundër meje… por vrasësit vec në kronikë të zezē mundesh me i lexu në media normale, e kursesi, si panelista nëpër debate, gati se çdo javë.

Gani Geci, kjo është e vërteta. Tuten e sta thojnë. Qe po ta them une publikisht.

Të fala nga Valon A. Syla.