Pothuajse një e katërta e të rinjve janë aq të lidhur me telefonat e mençur, saqë kjo po shndërrohet në varësi, sugjeron hulumtimi i fundit i realizuar nga disa psikiatër.
Studimi, nga King’s College London, thotë se një sjellje e tillë varësie do të thotë që njerëzit “panikojnë” ose “mërziten” nëse u mohohet qasja e vazhdueshme në telefona të mençur.
Të rinjtë gjithashtu nuk mund të kontrollojnë sasinë e kohës që kalojnë në telefon.
Studimi paralajmëron se varësi të tilla kanë “pasoja të rënda” për shëndetin mendor.
Hulumtimi, i botuar në BMC Psychiatry, analizoi 41 studime që përfshinin 42,000 të rinj në një studim mbi “përdorimin problematik të telefonave të mençur”.
Studimi zbuloi se 23% kishin sjellje që ishin në përputhje me një varësi – të tilla si ankthi kur nuk janë në gjendje të përdorin telefonin e tyre, mungesa e moderimit të kohës që kalojnë duke përdorë telefonat e mençur aq shumë sa ishte e dëmshme për aktivitetet e tjera.