Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.

Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut”, njoftoi Qeveria serbe.

Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Të mërkurën ai do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.

Reklamë

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim.