Në varrezat te “Xhamia e Vjetër” në Podujevë është varrosur në moshën 48-vjeçare, Armenda Aliu e vrarë nga burri, njofton Llapi.info.
Familjarë, miq e shumë qytetarë mes lotësh përcollën për në banesën e fundit, Armenda Aliu.
Ajo u vra nga burri i saj të martën rreth orës 23:00 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.
Vrasja e rëndë tronditi mbarë opinionin, duke bërë thirrje për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave, ku pati reagime edhe nga politikanët.
Burri i të ndjerës pasi kishte vrarë bashkëshorten, e kishte lajmëruar policinë dhe vëllanë për krimin makabër./Llapi.info