Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si dhe njëra nga viktimat e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman, ka rrëfyer për mediumin zviceran ‘Srfnews’, se cilat janë arsyet pse ajo i është futur politikës si dhe ka treguar nëse ajo do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Mbi 20 mijë femra janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, nga forcat serbe.

Lidhur me këtë mediumi zviceran ‘Srfnews’ ka realizuar një intervistë me njërën nga të mbijetuarat e kësaj dhune në Kosovë. Bëhet fjalë për Vasfije Krasniqi Goodman.

Ajo gruaja e parë që ka dalë publikisht dhe ka rrëfyer për dhunën seksuale që i kanë bërë ushtria e Serbisë, gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi Goodman për mediumin zviceran thotë se nëse do të jetë ajo pjesë e dialogut me Serbinë, do të ia përmend të gjitha krimet që ky shtet ka kryer në Kosovë, pasi që ajo është dëshmitare e gjallë e këtyre krimeve e dhunimeve.

“Në Kosovë, viktimat e dhunës seksuale stigmatizohen nga familjet e tyre dhe shoqëria,” thotë parlamentarja kosovare Vasfije Krasniqi Goodman për “Srfnews’.

Krasniqi Goodman, vetë viktimë e përdhunimit, dëshiron ta ndryshojë atë dhe tani po e bën atë në parlamentin kosovar.