Një burrë 35 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti fatal në Çagllavicë, të enjten në ora 04:40 të mëngjesit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës..

Automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja, njofton Policia.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ndër tjerash Ahmeti.

Ekipi T7 ka qenë në vendin e ngjarjes ku edhe ka siguruar pamje, ku makina e të ndjerit shihet e shkatërruar.

Për një kohë rruga ka qenë e bllokuar dhe shoferët është dashur të ndjekin rrugë alternative.