Janë duke vazhduar kërkimet për gjetjen e qytetarit, që paraditen e sotme u raportua se ka rënë në një lumë në Klinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv, se të gjitha njësitet relevante përfshirë edhe FSK-në, janë vënë në kërkim të të zhdukurit në lumë.
Kujtojmë se sot rreth orës 8 e 15, disa peshkatarë, sa ishin duke peshkuar, kishin parë një trup në lumin e fshatit Deiq të Klinës, ata kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, por pa sukses.