Edhe sot kanë filluar kërkimet për të gjetur trupin e policit tjetër të zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës, Armend Trenës. Ai i kolegut të tij, Malsor Dashit, u gjet pasditen e së enjtes në lumin Lepenc me ndihmën e familjarëve të zhytësit Ismail Kasumi dhe më pas u dërgua në Institut të Mjekësisë Ligjore, ku pritet që sot gjatë ditës t’i bëhet obduksioni.
Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashit, edhe sot në kërkime po marrin pjesë anëtarë të policisë, FSK-së, zjarrfikësat dhe shumë qytetarë vullnetarë.
Të dy policët u aksidentuan me veturën e tyre zyrtare dhe ende është e paqartë se çka e shkaktoi këtë fatkeqësi.