Po vazhdojnë kërkimet për policin e dytë, Armend Trena, i cili bashkë me kolegun e tij Malsor Dashi, trupi i të cilit është gjetur të enjten në lumin Lepenc, ranë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani Elezit-Kaçanik, njofton Klan Kosova.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha për klankosova.tv, se kërkimet do të vazhdojnë njësoj edhe sot dhe do të bëhen nëpër të gjitha urat.
Pjesëtarët e FSK-së, PK-së dhe klube të ndryshme, nga dita e aksidentit kanë zhvilluar kërkime në pjesë të ndryshme për policët e zhdukur .