PDK në Podujevë assesi të ‘rimëkëmbët’ që prej mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të kësaj dege, raporton Llapi.info
Kësisoj, sot është shkarkuar nga shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në asamblenë komunale, Rafet Llapashtica. E shkarkimin e tij e kanë bërë pikërisht ky grup i asamblistëve. Fatmir Rudari, Floretë Zejnullahu, Arbër Blaku, Endrita Murati dhe Bashkim Syla, kanë votuar për shkarkimin e Llapashticës. Kjo është bërë e ditur sot në seancën e mbajtur në Kuvendin e Podujevës.
Ndërsa, tani shef i këtij grupi është emëruar këshilltari tjetër, Fatmir Rudari përpara Kuvendit të Podujevës.
Llapi.info mëson se pikërisht Llapashtica ka përkrahur tashmë të zgjedhurin kryetar të PDK-së, Naim Fetahu. Kjo ka rezultuar që të rinjtë ta shkarkojnë atë nga kryetari i këtij grupi.
Ndryshe, zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Podujevë janë mbajtur më 21 prill, ku fitues doli Naim Fetahu që kishte përkrahjen e të vjetërve në “Dekadën e Re”, ndërsa kundërkandidati i tij, Fahri Osmani përkrahej jashtëzakonisht shumë nga të rinjtë demokratikë./Llapi.info