Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri i ka replikuar ashpër kryesuese së parlamentit, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Express.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet edhe në këto orë, Gaxheri i ka replikuar ashpër Nagavcin, duke i thënë se nuk munden me duru injorancën dhe sjellen e saj në seanca, pasi sipas saj, ajo nuk po e respekton rregulloren e Kuvendit të Kosovës.


“Nuk mundemi na ketu 100 deputetë me të duru ty edhe injorantën tone edhe sjelljen tonde. Replika bohet automatikish”, tha Gaxheri.

Derisa, Nagavci përsëri ia ndërpreu fjalën Gaxherit duke folur, por përsëri kjo e fundit ja përmend rregulloren e Kuvendit, të cilës ia rekomandon ta lexojë.

“A po e sheh pse e merr ti tash fjalen, nuk mundesh mem ndërhy në fjalë, kape lexoje rregulloren. Nuk ki të drejte mos na malltreto se është e patolerueshme”, ka thënë Gaxheri.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në këtë seancë ka pasur përplasje mes deputetëve të VV-së dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.