Edhe të dielën në mëngjes kolona për dalje nga Kosova nga pikëkalimi kufitar në Merdare vazhdon të jetë e gjatë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare me Serbinë janë prej 6 orë e 20 minuta deri 6 orë e 40 minuta.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare pritja është tre deri pesë minuta.

Mërgimtarët, edhe pse përballen me pritje të gjata në Merdare, nuk preferojnë pikëkalimet tjera

Edhe te pikëkalimi te Dheu i Bardhë kolona është e gjatë. Për të dalë nga Kosova duhet pritur 2 orë e gjysmë. Për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare nuk ka kolonë.