Pikë kalimi në Merdare vazhdon të jetë pika më e ngarkuar kufitare, njofton Llapi.info
Në këtë pikë edhe mëngjesin e sotëm mërgimtarët janë detyruar të presin me orë për të dalë nga Kosova, ndërsa për të hyrë pritje të gjata s’ka.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet po vazhdojnë në një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, ndërsa për të hyrë pritjet janë deri në pesë minuta.
Për dallim nga kjo pikë, tjera pika kufitare në Kosovë janë më pak të ngarkuara./Llapi.info