Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e urës dhe asfaltimin e rrugës përballë xhamisë së qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info
Në këtë rrugë në të cilën kanë filluar punimet do të lidhet edhe me rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Ndërkohë, kujtojmë se deri tani sa herë që kishte të reshura kjo rrugë bëhej e vështirë për qarkullim për vetura, ndërsa e pakalueshme për këmbësorë.
Kurse, sipas planit janë duke vazhduar buzë kësaj rruge edhe punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Llap.
Këtë e ka bërë të ditur për Llapi.info, Nazmi Elezi, zyrtar për Informim në Podujevë.
“Punët në realizimin e projektit të ndërtimit të urës mbi lumin Llap në Podujevë janë duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar” ka thënë ai.
Kujtojmë, kjo urë e cila ka filluar të ndërtohet do të shërbej për lidhje të qendrës së qytetit me pjesën veriperëndimore të lumit./Llapi.info