E enjtja e 14 prillit ishte natë e zezë për dy familje në rrugën “Skenderbeu”, në Podujevë.
Të maskuar, atyre u hynë disa hajna, në kohën e iftarit, pasi që asnjë pjestar nga dy familjet nuk gjendej brenda shtëpisë. Ata ishin mysafirë diku tjetër.
Në këto dy shtëpi, hajnat vodhën para dhe stoli ari.
Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihen personat teksa fillimisht kalojnë murin e shtëpisë dhe më pastaj ngjiten në terasën e katit të dytë, për t’ia mundësuar vetës thyerjen e dritareve dhe për t’u futur brenda shtëpive.
Familjarët kanë rrëfyer ngjarjen për Llapi.info, teksa ende ndihen të trishtuar me gjithë situatën e krijuar.
Mirëpo, në gjithë këtë fatkeqësi, fat i mirë ishte që njërit nga hajnat i kishin rënë disa çelësa gjatë aksionit të vjedhjes.
Kjo e mundësoi që të dihen se kush janë kryerësit e kësaj vepre. Të paktën, familjarët tashmë e dinë se kush janë autorët, ani pse nuk i kanë treguar emrat e tyre.
Me këtë rast janë duke u marrë organet e sigurisë; Prokuroria dhe Policia.
Derisa, këto dy vjedhje, janë vetëm disa nga dhjetëra vjedhjet që ndodhën javëve të fundit në Podujevë.
Shumica e vjedhjeve janë kryer në kohë të iftarit, derisa organet policore kanë bërë thirrje që në këtë kohë mos të lihen shtëpitë të boshatisura.
Më poshtë mund t’i shihni videot e momentit kur kryhen vjedhjet në dy shtëpi në rrugën Skenderbeu;