Xhavit Haliti ka rikthyer sërish temën e 8 milionë markave në Kuvend. Ai i ka thënë sot në seancë Anton Çunit se nuk i ka sjellë faktet që Haliti kishte marrë gjatë luftës 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.

“Unë nuk i kam marrë 8 milionë, interpretimet qysh i keni marrë janë të ndryshme. Po ta ndërprejmë gënjeshtrën”, tha Haliti.

Ndërsa, Quni ka thënë se ai ka dokumente me vula të Ministrisë së Mbrotjes së asaj kohe si i janë dhënë miliona marka Halitit.

Tutje Haliti ka pyetur deputetin e LDK’së nëse ka fakte se atij i janë dhënë 8 milionë marka, duke vënë theksin te shuma të cilën Quni po e përmend.

“a janë tetë milion marka, lej vulat dhe përrallat”, i ka thënë Haliti Qunit.

Quni është i vendosur se ka sjellë dëshmi për këto të holla, duke thënë se kanë qenë edhe më shumë se tetë milionë marka.

“Janë më shumë se tetë milion marka që Qeveria e Kosovës i ka nda për nevoja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Quni. /Express/